25-10-2020

Vrasja në Tusus, i akuzuari Haxhi Selmanaj nuk e pranoi fajësinë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur shqyrtimi kryesor ndaj Haxhi Selmanajt, i akuzuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në fillim të seancës u lexua aktakuza nga prokurori Genc Nixha, ku i akuzuari deklaroi se e kupton aktakuzën, mirëpo nuk e pranon fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fjalën hyrëse prokurori Nixha, deklaroi se me provat të cilat janë mbledhur gjatë fazës së hetimeve është vërtetuar se në veprimet e këtu të akuzuarit janë formuar elementet e veprës penale të vrasjes.

Lexo edhe:

Ngritet Kallëzim Penal ndaj Beni Kizollit, drejtorit të Mytaher Haskukës (dok)

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Skender Morina në fjalën hyrëse, deklaroi se gjatë shqyrtimit kryesor do  të vërtetohet fajësia e të akuzuari.

Ndërsa  në fjalën e tij hyrëse, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Esat Gutaj deklaroi se i mbështet provat e propozuara nga prokuroria.

Tutje avokati Gutaj, deklaroi se këtu dashja si element qenësor i veprës penale nuk ka ekzistuar, por ka qenë një moment rastësie dhe se a mund të del mbrojtje e nevojshme, tejkalim i mbrojtjes së nevojshme, apo vrasje, do të shihet nga provat e administruara, por sipas tij, nuk mund të del si vrasje e rëndë.

Në këtë seancë në në cilësinë e dëshmitarit u paraqit edhe Ferit Kryeziu, i cili është  babai i viktimës.

Në fillim Kryeziu deklaroi se qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurorinë Themelore në Prizren më 28.05.2020.

Tutje ai shtoi se nuk ka qenë në dijeni se djali i tij Zeqiri ka pasur konflikt më të akuzuarin dhe madje as nuk e ka ditur se djali i tij shoqërohet me të.

I dëmtuar Kryeziu deklaroi se jetojnë në të njëjtën rrugë me familjen e të akuzuarit dhe se nuk kanë pasur problem asnjëherë me askënd dhe se të akuzuarin e ka njohur vetëm si figurë.

Sipas të babait të viktimës që në këtë seancë u paraqit në cilësinë e dëshmitarit, në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë në punë dhe se një fqinjë e ka njoftuar se djalin e tij e ka në spital, mirëpo kur ky ka shkuar atje, djali i  tij  ka qenë i vdekur.

Ai tutje tha se po ashtu në lidhje me këtë rast do të parashtroi edhe kërkesë pasurore juridike.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Esat Gutaj, kërkoi që në seancën e ardhshme në cilësinë e ekspertit të paraqitet edhe neuropsikiatri i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Imet Ponik, i cili që nga dita e parë e ka në kontroll të akuzuarin.

Pasi që përket seancë nuk pati dëshmitarë të ftuar, e njëjta u ndërprit dhe u caktua të vazhdoi më 12 tetor 2020.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të 15 korrikut 2020, Haxhi Selmanaj akuzohet se më 26 janar 2020, në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, privon nga jeta tani të ndjerin Elmir Kryeziu, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka ardhur deri te konflikti fizik në mes të akuzuarit dhe dëshmitarit Zeqir Kryeziu, vëllai i të ndjerit.

Në aktakuzë thuhet se i ndjeri ka qenë në market dhe kishte vërejtur se vëllai i tij ishte përfshirë në një konflikt me të akuzuarin, pas çka kishte dalur dhe ishte nisur në drejtim të akuzuarit dhe në një moment i akuzuari e kishte nxjerur thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e kishte goditur tani të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit, në afërsi të zemrës dhe  ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar vdekjen viktimës Elmir Kryeziu.

Me këto veprime, Haxhi Selmanaj akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje”.

Ndërsa sipas pikës së dytë të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se me datë kohe dhe vend të njëjtë, pa leje valide nga organi i autorizuar shtetëror mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e ftohtë, në kundërshtim me ligjin për armët dhe atë një brisk hapës me dorezë “ngjyrë ushtarake”, i cili është sekuestruar nga ana e policisë.

Me këtë veprim, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.