Vetëvendosje në Prizren: Gjetjet e Auditorit për shkeljet nga Komuna përbëjnë vepër penale
Zyra e Kombëtare e Auditimit (ZAK) ka gjetur disa shkelje në Komunën e Prizrenit, gjatë vitit të kaluar.
Ps kësaj, Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, sot mbajti konferencë për media për të gjeturat e “Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2022”, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Shefi i Grupit të Asamblistëve në Kuvendin Komunal, Karanfil Haxhillari dhe asamblistja, Dafina Alishani kanë folur për të gjeturat e Raportit të Auditimit për Komunën e Prizrenit për vitin 2022.
Të gjeturat e Raportit të Auditimit për shkeljet ligjore të Komunës së Prizrenit konsiderojmë se janë shkelje që përbëjnë vepër penale, të cilat, ne, sot përmes kësaj konference për media i kemi denoncuar publikisht dhe do t’i denoncojmë edhe javët e muajt në vazhdim.
Vetëvendosje në Prizren i fton organet përkatëse të hetuesisë që të merren me hetimin e shkeljeve të gjetura në Raportin e Auditimit të Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2022.
Fjala e shefit të Grupit të Asamblistëve, Karanfil Haxhillari
Para pak dtësh Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2022.
Opinioni i Auditimit është opinion i kualifikuar për pasqyrat financare vjetore.Kuptimi i thjeshtë i raportit të auditimit të kualifikuar është se informacioni kontabël që paraqet në pasqyrat financiare nuk është i saktë.
Kryetari i Komunës është përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të pasqyrave financiare, përgjegjësi që burojnë nga Ligji nr.03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike, përkthyer më saktë i bie që kryetari Totaj nuk i ka paraqitur saktë pasqyrat financiare.
Ky raport ka rezultuar me 14 rekomandime, përkatësishtë 14 gjetje të auditorit.Disa nga këto gjetje do ti zbërthej unë, kurse disa të tjera Dafina Alishani, edhe pse mendoj që aq gjetje dhe keqpërdorime të gjetura sa janë nuk mjafton veq kjo konferencë për media.
Po filloj me gjetjen B2 : Ligji Nr. 08/L-066 për buxhetin e Republikës së Kosovës e definojnë qartë se shpenzimet duhet të ndodhin nga kategoritë adekuate ekonomike neve në Prizren kjo qeverisje Lokale nga buxheti I mallrave dhe shërbime paguhet rehabilitimi dhe ndërtimi I rrugëve me asphalt I cili shpenzim I takon kategorisë së investimeve kapitale.
Këtu qartazi kemi konsumim të veprës penale ku prokuroria urgjentisht duhet të veprojë. Sa për kujtes si Lëvizje Vetëvendosje kemi reaguar me kohë për këto parregullsi.Poashtu nga kategoria e investimeve kapitale bëhet pagesa e shujtave e që i takon kategorisë së pagave dhe meditjeve.
Kalojmë te gjetja A2 : Mangësi në procedura të prokurimit publik
Sipas Ligjit Nr. 04/L-042 kërkohet që dosja e tenderit të përgatitet në atë mënyrë që nuk diskriminon ose vepron në favor të një ose më shumë Operatorë Ekonomik.
Në gjetjen e Auditorit e shohim se :
Ndërtimi i rrugës tranzitore – kryqëzimi me autostradën në Prizren, në vlerë 785,055€
Furnizim me pajisje stomatologjike për nevojat e departamentit të stomatologjisë në vlerë 25,750€.Renovimi i qendrës sportive Sezai Surroi në Prizren, në vlerë 518,036€
Furnizim me zhavor për rrugët e pa asfaltuara në komunën e Prizrenit, me vlerë të parashikuar 1,500,000€.
Pra, afër 3 milion euro projekte për Operator Ekonomik të cilet nuk i kan plotësuar ose shmangur kriteret e kërkuara me ligjë përkthyer më thjeshtë 3 milion tendera të kurdisur për Operator Ekonomik të caktuar e po dihet kuj.
Gjetja A3 : Zotimi I mjeteve pas nënshkrimit të kontratave publike
Imagjinoni 3 projekte me vlerë 2 milion e 700 mijë euro iu nënshkruhet kontrata Operatorëve Ekonomikë pa u zotuar mjetet. Kjo është shkelje flagrante e ligjit 05/L-063 I cili përcakton qartë që para inicimit të prokurimit paraprakishtë mjetet duhet te jane te zotuara.
Rastet kanë të bëjnë me projektet për:
Ndërtimin e qendrës së mjekësisë familjare në ambientet e ish KFOR-it në Prizren.Ndërtimin e infrastrukturës në fshatin Krushë e Vogël
Dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i qytetit të Prizrenit.
Poashtu kjo është përgjegjësi e Kryetarit të Komunës i cili para nënshkrimit të kontratave publike duhet të dijë se a janë zotuar mjetet në SIMFK.
Çështja A5 – Ndërrimi i afatit të kontratës së punës, nga kohë e caktuar në kohë të pacaktuar
Me nenin 66, të Ligjit për zyrtarët publik, përcaktohen kriteret për kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës.
Përsëri kemi shkelje flagrante të këtij ligji, ku auditori gjen se :
Të punësuarit me kontratë për kohë të caktuar në pozitën vozitës në QKMF, tre muaj para skadimit të kontratës i është bërë kontratë e re me afat të pacaktuar, pa u zhvilluar procedurë e re rekrutimit.Që i bjen i punësuari për kohë të caktuar pa “kunkuru” bëhet i punsuar i përhershëm.
Prokuroria këtu ka mjaftë material për veprim.
Nuk kam qare pa e përmendur edhe të gjeturën B3
Mbivlerësim i llogarive të arkëtueshme nga taksat për mbeturina
Për shkak të kontrolleve joadekuate në mbajtjen e regjistrave për llogaritë e arkëtueshme nga drejtoria përkatëse kemi kët mbivlerësim.
Kryetari duhet të sigurojë se drejtoritë përkatëse mbajnë evidenca të sakta për llogaritë e arkëtueshme në mënyrë që prezantimi i tyre në pasqyra financiare të jetë i saktë dhe i drejtë. Ama jo më shumë kryetarit i intereson punësimi i djalit të tijë se sa të kryej punën e tij.
Fjala e asamblistes, Dafina Alishani:
Cështja A1 – Vonesë në realizim të projekteve kapitale dhe mangësi në sigurim dhe garancion të punimeve të realizuara.
Ndër projektet që duhet vecuar është, ndërtimi I infrastrukturës në fshatin Malësi e Vrrinit, në vlerë 108,825 Euro e nënshkruar në fund të vitit 2021 dhe e planifikuar të realizohej për 150 ditë pune, nuk është përfunduar as deri në muajin prill 2023.
Vonesat në kryerjen e projekteve ndikojnë në rritjen e obligimeve kontraktuese të cilat mund të kenë implikime buxhetore për buxhetin e vitit pasues. Mungesa e sigurisë së ekzekutimit përvec që është anashkalim ligjor, rrit rrezikun që autoriteti kontratktues të mos ketë mbulesë për dëmet dhe shpenzimet eventuale të mundshme që mund të rrjedhin gjatë periudhës së shtyrë për implementimin e këtyre kontratave.
Cështja B4 – Vonesë në pagesën e obligimeve financiare.
Sipas ligjit cdo faturë e vlefshme dhe kërkesë për pagim për mallra dhe shërbimet e furnizuara dhe/ose punët e realizuara të paguhen brenda 30 ditëve kalendarike pas pranimit të faturës.
4 pagesa për investime kapitale në vlerë prej 187,358 Euro dhe 3 pagesa për mallra dhe shërbime në vlerë prej 41,380 Euro janë realizuar pas afatit kohor ligjor Brenda 30 ditëve nga data e pranimit të faturës.
Vonesat ishin nga 1 deri 237 ditë! Vërtetë talenta J Menaxheri I performancës nuk është në gjendje të bëjë pagesë të një fature. Pra për cfarë performance mund të flasim kur ka vonesa deri 237 ditë për një pagesë të faturës.
Cështja A4 – Mangësi në proceset e subvencionimit.
Komisionet e vlerësimit të kërkesave për subvencione në fushën e kulturës, rinisë, sportit nuk kanë aplikuar formularët zyrtar të vlerësimit të kërkesave, ashtu si kërkohet me rregulloren MF-Nr- 04/2017.
Pra është fjala nga 5 mostra të marrur e që kanë vlere 54,500 Euro.
Kryesuesi I komisionit të vlerësimit të kërkesave ishte caktuar monitorues I projekteve financiare.
Thirrjen publike në fushën e sportit, lot 2, përveq kritereve tjera ështe kërkuar që ekipi I futbollit të ketë së paku 2 trajner të licencuar. Përfituesi I projektit Masovizimi I futbollit Prizrenas, ne vlerë 30,000Euro kishte sjellë nje konfirmim me shkrim për trajnerët, por emrat e listuar në konfirmim nuk figuronin në regjistrin e lëshuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit Prizren. Përfituesi I subvencioni nuk kishte sjellë dëshmitë/licencat e trajnerëve.
Tek procedurat e subvencionimit të prodhuesve të qumështit, përvec kritereve tjera për aplikim, ishte kërkuar nga fermerët dëshmia për verifikimin e kafshëve të lëshuar nga sektori për identifikim dhe regjistrim të kafshëve në kuadër të AUV. Përfituesi/fermeri kishte sjell një document të nënshkruar dhe vulosur nga vet fermeri e jo nga AUV.
Projekti I parë në vlerë 45,000 Euro, projekti I dytë 4,000 Euro.
Cështja A6 – Dobësi në procesin e veprimtarive inspektuese apo verifikimit të pronave.
Me ligjin nr. 06/L- 005 për tatimin në pronën e paluajtshme, neni 15.2 përcakton se veprimtaritë inspektuese kryhen cdo vit për të paktën 20% të gjitha objekteve Brenda territorit të Komunës.
Nga 58,380 prona të regjistruara, gjatë vitit 2022 ishin verifikuar vetëm 9,155 objekte, apo 16% e objekteve të përgjithshme. Komuna nuk ka arritë që brenda vitit të verifikojë së paku 20% të objekteve të regjistruara.
Mbledhja e të hyrave nga ky burim do të ndikoj drejtëpërdrejtë në realizimin e projekteve që kanë efekt rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e komunës.
Cështja C1 – Mos regjistrimi I pasurisë jo kapitale në sistemin e-pasuria.
Në kohën kur Qeveria Qendrore me një dinamik të lartë po investon cdo ditë e më shumë në digjitalizim dhe në sektorin e IT-së, këtu në Prizren e kemi një qeverisje që nuk po mund të ec me kohën dhe të digjitalizohet në regjistrimin e të dhenave në sistemin e-pasuria. Po ta pyetesh talentin me certifikata të nënshkruara nga Obama për këtë, besoj që përsëri do ta fajsonte qeverinë qendrore. Por qytetarët duhet ta dijnë që kjo qeverisje është e paaftë edhe në futjen e të dhënave.
Kjo qeverisje, për 46 projekte me vlerë buxhetore 2,719,006 Euro nuk ka realizuar ende pagesa gjatë vitit 2022. Por gojën për inflacion dhe biznese e kanë plotë.
Po ashtu vlen të ceket që:
Komuna e Prizrenit ka përfituar nga programi I rimëkëmbjes ekonomike mjete në vlerë 389,209 Euro nga të cilat 359,900 janë shfrytëzuar për financimin e pagave dhe mëditjeve për shërbimet e përgjithshme mjekësore dhe strehim.
Pas 8 milion eurove suficit të buxhetit, në vend se të përkushtohen në përmirësimin e menaxhimit në këtë komunë, kjo qeverisje vazhdon me avazin e tyre, ashtu sikurse di më së miri të veproj PDK- ja kur është në pushtet.
Për fund, ftojmë prokurorinë, mediat dhe shoqërinë civile të jenë më vigjilent dhe më proaktiv në monitorimin e veprimeve të qeverisjes Totaj në Prizren.
Kryetari i komunës është përgjegjës edhe për vendosjen e kontrolleve të brendshme, të cilat I përcakton si të nevojshme për të mundësuar përgatitjen e pasqyrave financiare, pa keq deklarime material të shkaktuara, qoftë nga mashtrimi apo gabimi.