Vetëvendosje thotë se do të ankohet në Supreme kundër vendimit të PZAP-së

Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka thënë se do të bëhet ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së për të moscertifikuar pesë kandidatë të VV-së, përfshirë edhe bartësin e listës Albin Kurti.

Sallahu e ka quajtur anti-kushtetues vendimin e PZAP-së.

“Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së. Nuk do të ndalemi!” – ka shkruar Sallahu