20-04-2024

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në veri të Mitrovicës

Policia njofton se vetura ishte e tipit BMË 320 me targa gjermane dhe kërkohej nga autoritetet gjermane.

“Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit, ku njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë veri”, thuhet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.