Vetura zyrtare e Inspektoratit në Prizren goditet nga një plumb qorr, identifikohet i dyshuari
Një veturë e drejtorisë së Inspektoratit në Prizren është dëmtuar nga një plumb qorr, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, rastin në Polici e ka lajmëruar Islam Ukaj, drejtori i Inspektoratit në Prizren.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur rasti, por tashmë dihet se Policia e ka identifikuar të personin që dyshohet se ka gjuajtur me armë.
Por, i njëjti ende nuk është arrestuar, pasi siç merr vesh Gazeta Sinjali, ai ndodhet jashtë Kosovës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
P. S Fotoilustrim






