Veturat të ndara në dysh, pamje nga aksidenti ku humbën jetën dy mërimtarë nga rajoni i Prizrenit
Dy mërgimtarë kanë vdekur mbreme si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që dyshohet se ka ndodhur në Hungari.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e tyre.
Dy viktimat e këtij aksidenti janë mërgimtarët Jetmir Rexhepi dhe Kushtrim Hoxhaj raporton Gazeta e Prizrenit.
Ndërsa janë publikuar pamjet e këtij aksidenti, ku vërehet se veturë është ndarë në dysh.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e viktimave është përplasur me një kamion.


