Vetvritet një i burgosur në Dubravë
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:30 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet E.SH, është gjetur i vetvarur në krevatin e tij në lartësi 1.5 metër.
I njëjti në dhomë ishte i vetëm dhe për të kryer vetvarjen ka përdorur shtratin e tij të dhomës.
SHKK do të punoj shumë ngushtë me organet tjera relevante që të zbuloj të gjitha arsyet e kësaj ngjarje.
Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.
Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Vjedhje e rend.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.