20-05-2024

VIDEO/ “Asani shënon vetëm golaso”, UEFA publikon “magjitë” e yllit shqiptar

Faqja zyrtare e Euro 2024 në “Instagram” duket se ka rënë në “dashuri” me perlat e Jasir Asanit në eliminatoret e Europianit, teksa i ka dhënë sërish jehonë supergolave të shënuara nga ylli i Kombëtares shqiptare, ku së fundmi ka shpërndarë një video me 3 golat spektakolarë të shënuar nga 28-vjeçari.

“Jasir Asani, vetëm golazo”, ka shkruar “UEFA EURO 2024” në faqen zyrtare në “Instagram”.
Padyshim që kjo video ka marrë reagime të shumta nga tifozët shqiptarë anë e mbanë botës dhe jo vetëm.

Vlen të theksohet fakti se golat e Jasir Asanit, kanë qenë njëri më mbresëlënës se tjetri, duke tërhequr edhe vëmendjen e mbarë opinionit sportiv, si vendas dhe ati të huaj./abcnews.al

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.