19-04-2024

VIDEO: Barcelona dhuron show, merr kreun

Barcelona vazhdon me formën fantastike në La Liga, edhe pse pësoi një humbje në Champions League ndaj Bayern Munich pak ditë më parë.

Sot “katalanasit” u përballën në “Camp Nou” me Elchen në kaudër të javës së gjashtë të kampionatit spanjoll.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 35 nga Robert Lewandowski ndërsa në minutën e 41 do të dyfishonte Depay, raporton abcnews. Pjesa e parë do të mbyllej me dy gola për Barcelonën dhe një lojtar më pak për Elchen, pasi Verdu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 14.

Pjesa e dytë do të niste aty ku mbaroi e para, Leva do të shënonte golin e dytë personal dhe të 3 për skauadrën.

Minutat e mbetura do të administroheshin lehtësisht nga ekipi i Xavi-t, për të siguruar në fund 3 pikët.

48′ 3 – 0 Robert Lewandowski Assist: M. Depay

41′ 2 – 0 Memphis Depay Assist: A. Balde

34′ 1 – 0 Robert Lewandowski Assist: A. Balde

14′ Gonzalo Verdú Red Card

Asnjë koment

Comments are closed.