18-04-2024

Video bëhet virale/ Shikoni si ish-marinsi çarmatos në 8 sekonda grabitësin në dyqan (VIDEO)

Kamerat e sigurisë së një marketi kanë filmuar një veteran të Marinsave të SHBA duke çarmatosur një të mitur me armë, i cili po përpiqej të grabiste në Arizona.

Zyra e sherifit publikoi pamjet e mbikëqyrjes nga brenda dyqanit që tregojnë 3 të dyshuar duke hyrë, teksa njëri prej tyre tundte në dorë një pistoletë. Ai kalon pranë një klienti dhe i drejton armën arkëtarit.

Klienti vepron menjëherë, duke goditur të dyshuarin e armatosur. Videoja tregon marinsin veteran duke rrëmbyer pistoletën dhe duke u përplasur me grabitësin. Dy të autorët e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes.

Sherifi i zonës tha se “klienti”, të cilin ata e identifikuan si një veteran i Marinës çarmatosi me sukses të dyshuarin dhe e ndaloi atë derisa të arritën forcat e rendit.

Asnjë koment

Comments are closed.