30-11-2024

VIDEO/ Brazili “hallakat” Serbinë, Richarlison dhe Vinicius “kërcejnë” samba në debutim

Ka përfunduar me rezultatin 2-0, sfida mes Brazilit dhe Serbisë, sfidë e cila i ka dhënë fundin raundit të parë, të ndeshjeve të fazës së grupeve, të “Katar 2022”.

Brazili e nisi me vrull, por pa ide konkrete duke e lënë të qetë portën e Milinkoviç-Saviç, në pjesën e parë, e kundërta ndodhi me Serbinë e cila pati 2 raste shënimi por pa mundur ti “përkthente” mundësitë në gol.

Me startin e pjesës së dytë, Brazili u shfaq gjithnjë e më kërkues me Vinicus, Raphinha dhe Neymar, të cilët provuan por pa patur fat në gjetjen e golit.

Do të duhej të vinte minuta e 62’ e lojës, ku pas një goditje të Vinicius Junior, topi i reflektuar nga duart e Saviç bie në këmbët e Richarlison, i cili me portën e boshatisur nuk di të gabojë. Vetëm 11 minuta më pas, në të 73’, do të ishin sërish këta dy lojtarë, të cilët do të sillnin golin e dytë. Pas një shpërthimi në krahun e majtën Vinicius kroson një top në zonë, për Richarlison i cili bën një hapje të bukur në ajër, duke realizuar golin e kompeticionit deri më tani.

Me arritjen e kësaj fitoreje, Brazili ngjitet në krye të grupit G me vetëm 1 gol më shumë se Zvicra, e cila i more 3 pikët e saja, në fitoren 1-0 përballë Kamerunit. /abcnews.al

SHIKONI GOLAT

Asnjë koment

Comments are closed.