VIDEO! Gazetarja italiane bën zbulim tronditës: 1 mijë njerëz në arkivolë të braktisur
Një gazetare ka bërë zbulim shokues për qytetarët në mbarë Italinë pasi publikoi pak orë më parë pamje filmike të rreth 1 mijë arkivolëve të braktisur pranë një varreze në Palermo.
Janë 920 arkivolë me trupat e njerëzve të vdekur prej një viti, që qëndrojnë në një hapësirë të mbuluar me tendë pranë varrezës së Rotoli në Palermo të Italisë, raporton noa.al duke cituar të përditshmen Lego.
Gazetarja Selvaggia Lucarelli publikoi në Instagram videot e rënda që shikoni më poshtë.
Ajo thotë se nuk u ka besuar syve për atë që ka parë teksa shkoi në Palermo për pushime, por kishte marrë informacion se arkivolë të shumtë të braktisur që prej vitit 2020 qëndronin aty.
Gazetarja pohon se për të bërë këto video iu desh të vendosë dy maska pasi era ishte shumë e rëndë.
“Hyrja atje më la pa fjalë. Ka një erë të papërcaktuar, një erë që duhet ta duroj me një maskë të dyfishtë. Arkivolet janë të ndotur, të rrethuar me lule. Arkivolët rrjedhin lëngje që dalin dhe njollosin asfaltin, rrëshkasin dhe nën arkivolet e tjerë”, përshkruan ajo tmerrin e parë me sy.
Ndërsa bën thirrje që të ndërhyjë ushtria nëse këtë nuk e bën kryeministri, gazetarja bën apel që të ndjerët të prehen në banesën e fundit.
Lidhur me këtë denoncim, kryebashkiaku Leoluca Orlando ka dërguar një raport në Këshillin bashkiak të Palermos ku kërkon që të merren masa për 920 arkivolet që gjenden siç thotë ai, në ruajtje, në varrezat e Rotoli në Palermo, në pritje të varrimit ose djegjes. /noa.al