14-03-2025

Video nga momenti i aksidentit tragjik ku humbën jetën dy studente

Dy vajza kanë humbur jetën, në aksidentin që ndodhi sot në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, në Ranillug.

Viktimat e këtij rasti janë studentet Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi.

Një tjetër ka mbetur e lënduar dhe po trajtohet në spital. ndersa fillimisht u raportua se për një vetaksident, mirëpo Policia tashmë ka kryer hetimet më të detajuara dhe është ngritur dyshimi se bëhet fjalë për aksident ku u përfshi edhe një kamion.

Faqja lokale “Revista Gjilani” ka publikuar edhe pamjet e aksidentit tragjik, ku shihet vetura dhe kamioni i përfshirë.

 

Shoferi i kamionit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.