24-11-2024

Video: Petta: për 600 vjet ruajtëm gjuhën arbëreshe

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, nga data 3 deri më 6 maj organizon “Ditët e Arbëreshëve në Kosovë”. Me këtë rast, në studiot e RTK 3, Rosario Petta tha se është hera e parë e vizitës së tij në Kosovë e këtij lloji.

“Jemi të kënaqur që jemi këtu në Kosovë për t’i zbuluar rrënjët tona të cilat kalojnë një kohë prej 600 vitesh. Nuk mund të them për mikpritje, porse kjo  vizitë është një rikthim tek rrënjët tona”, tha Petta

Sipas tij, edhe pas 600 vitesh në Itali janë ruajtur rrënjët shqiptare.

“Aspekti më i rëndësishëm është jo vetëm ruajtja e kulturës por edhe e gjuhës arbëreshe në Itali, pra kemi dallime në gjuhë me shqiptarët në trojet tona, sepse ne flasim gjuhën e vjetër arbëreshe. Ndonëse jemi Italian apo Sicilian thellë në rrënjë jemi shqiptarë ”, tha ai.

Për më shumë ndiqeni videon:

Asnjë koment

Comments are closed.