Policia ka njoftuar se një banor i Rahovecit ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij dhe kanë vjedhur katërmbëdhjetë pushkë gjuetie, 28 pistoleta dhe afro 800 euro para të gatshme, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Rasti është raportuar dje rreth orës 03:00. Në raportin 24 orësh të policisë, nuk bëhet e ditur lokali ku ka ndodhur rasti.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./GazetaePrizrenit.net/