Vidhen 200 mijë euro në Teqenë e Madhe në Gjakovë
Një vjedhje e rëndë është kryer në Teqenë e Madhe në Gjakovë.
Vlera e të hollave që është vjedhur dyshohet të jetë 200 mijë euro.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
”Sot në mëngjes ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar në polici se persona të dyshuar të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Mazllum Lakuci” në Gjakovë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme) dhe disa stoli ari”, deklaroi ai”, tha Elezaj.
Elezaj njoftoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”./IO