23-04-2024

Vidhen para, ari e revole në një fshat të Prizrenit

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit,  një grua dje ka raportuar që disa persona i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur para, stoli ari dhe revole.

Ankuesja femër  kosovare raporton se persona të pa njohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe një revole e vjehrrit të saj (me leje) i cili ishte jashtë shtetit për pushime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”.

Asnjë koment

Comments are closed.