23-04-2024

Vidhen para dhe telefona mobil në Rahovec

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Rahovec, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur gjatë natës së kaluar në rr. “Xhelal Hajda”.

“Ankuesi mashkull K/shqiptar ka raportuar se  persona të panjohur kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte pasur para të gatshme si dhe disa telefona mobilë”, thuhet në raportin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.