29-04-2024

Vidhen stoli ari dhe një pistoletë në një shtëpi të Rahovecit

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Rahovec, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

“Raportohet se  personi, persona  të panjohur kishin depërtuar  në shtëpinë e viktimës  mashkull K/Shqiptar  në të cilën shtëpi kishin  vjedhur  stoli ari të ndryshme të cilave nuk  dihet vlera”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu është vjedhur edhe një pistoletë me 50 fishek cal 9mm, për të cilën armë viktima posedon leje

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.