Vidhen stoli ari dhe para në shtëpinë e një të moshuare, e cila jeton e vetmuar në Prizren
Para disa ditësh, duke e shfrytëzuar mungesën e një të moshuare e cila jeton e vetme në shtëpinë e saj në rrugën ”Remzi Ademaj” në lagjen ” Tabahane”, autorë të panjohur janë futur në shtëpinë e saj duke vjedhur stoli ari dhe para si dhe duke demoluar edhe dhomën e viktimës, siç mund të shihni në këto fotografi, njoftojnë të afërm të saj.
Sipas tyre, lidhur me rastin është informuar policia, dhe po kërkohet që autorët e kësaj vjedhje të zbulohen sa më parë.
Po sipas tyre, nuk dihet shuma e dëmit të shkaktuar nga vjedhja, porse duke e pasur parasysh vështirësitë në të cilen jeton kjo e moshuar, dëmet janë tejet të mëdha për viktimën, shprehin keqardhje të afërm të saj./tvprizreni.info/