24-03-2025

Vidhet në Prizren një veturë me targa të Gjermanisë

Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në Prizren.

Referuar policisë, vetura ishte me targa të huaja, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Rr. Elvija Qelebi, Prizren  21.03.2025 – 17:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti është duke u hetuar.

Mbështetur në shënime nga Polica, kohët e fundit raste e vjedhjes së veturave që dikur kanë qenë të shpeshte, tashmë janë shumë më të rralla./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.