24-11-2024

Vidhet një armë dhe stoli ari në një shtëpi në Prizren

Një rast i vjedhjes në një shtëpi të Prizrenit, mbrëmë është raportuar në Prizren, ku sipas raportuesit pos stolive të arit është vjedhur edhe një armë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë një person (K-shqiptar) ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe një armë zjarri me leje.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar.

Mbështetur në raportet policore, kohët e fundit shihet se janë shpeshtuar rastet e vjedhjes nëpër shtëpi në rajonin e Prizrenit. Në cak të hajnave janë kryesisht paratë, stolitë e arit, por edhe armët./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.