Një person në Prizren ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur motoçikleta e tij.
Rasti ka ndodhur dje gjatë ditës, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, së bashku me motoçikletën e tij janë marrë edhe dokumentet poseduese.
Mbështetur në raportimet nga policia, rastet e vjedhjeve të tilla në Prizren, janë të rralla, ndërkohë që kanë rënë ndjeshëm edhe rastet e vjedhjes së veturave. /GazetaePrizrenit.net/