26-04-2024

Vidhet një motoçikletë në Prizren

Një person në Prizren ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur motoçikleta e tij.

Rasti ka ndodhur dje gjatë ditës, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë,  së bashku me motoçikletën e tij janë marrë edhe dokumentet poseduese.

Mbështetur në raportimet nga policia, rastet e vjedhjeve të tilla në Prizren, janë të rralla, ndërkohë që kanë rënë ndjeshëm edhe rastet e vjedhjes së veturave. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.