25-04-2024

Vidhet një veturë “BMW” në Kabash të Hasit të Prizrenit, në të kishte dokumente me vlerë,

Gjatë natës së mbrëmshme është vjedhur një veturë e tipit “BMW”, në fshatin Kabash të Hasit t Prizrenit.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj nga Policia e Kosovës, për rajonin e Prizrenit.

“Po është raportuar për një veturë me targa hungareze, vjedhja ka ndodhur gjatë natës”, ka thënë ai.

Ndryshe në veturë kanë qenë edhe dokumentet personale (letënjoftim, viza hungareze).

Të gjithë ata që mund të kenë informacion të lajmërohen në këta numra: 044925519. ‭049631626‬.

Asnjë koment

Comments are closed.