26-04-2024

Vidhet një veturë në Zhur, gjendet e djegur në Hoçë të Prizrenit

Në Zhur të Prizrenit është raportuar për vjedhjen e një veturë, në oborrin e shtëpisë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedh veturën e tije Golf III me targa vendore e cila ka qene parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Rreth orës 05:50 vetura është gjetur e djegur në fsh. Hoqa e qytetit”, thuhet në raportin e PK-së.

Në vende ngjarje kanë dal njësitë përkatëse. ./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.