Një rast i vjedhjes ka ndodhur në shkollën e fshatit Lubinje e Poshtme të Prizrenit, transmeton Gazeta e Prizrenit.
“Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur në shkollë kanë vjedhur dy projektor dhe një kompjuter”, thuhet në raportin e policisë.
Rastin në polici, në orën 02:40 e ka paraqitur drejtor i shkollës së fshatit. Rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit.net