17-05-2024

Vidhet shkolla në një fshat të Prizrenit

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në shkollën e fshatit Lubinje e Poshtme të Prizrenit, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur në shkollë kanë vjedhur dy projektor dhe një  kompjuter”, thuhet në raportin e policisë.

Rastin në polici, në orën 02:40 e ka paraqitur  drejtor i shkollës së fshatit.  Rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.