Vihet gurthemeli i shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes
Në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare, në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes së Prizrenit, Ymer Prizrenit (kryeministër), Abdyl Frashërit (Ministër i Punëve të Jashtme) dhe Sulejman Vokshit (Ministër i Mbrojtjes).
Përveç kryeministrit Ramush Haradinaj morën pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ministra nga kabineti qeveritar, përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari dhe përfaqësues të tjerë institucional.