08-05-2024

Haradinaj në LSHP: Pajtimi me Serbinë, pa pazare të ndyta ndaj shqiptarëve (video)

Kuvendi i Kosovës, në shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbajti seancë solemne në Kompleksin Monumental të LSHP-së, në të cilën mori pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në hapjen e mbledhjes, Kryeparlamentari Kadri Veseli, vlerësoi qershorin si muaj të historisë kombëtare. “Këtu u mblodhën burrat më të rëndësishëm të kombit, ndërsa ishin rrethana të vështira në Evropën e asaj kohe. Ishte koha që shqiptarët të zgjoheshin, pasi vonesa do të ishte shumë e rrezikshme. Burrat e mbledhur në Prizren kishin dy sfida, dëshminë për ekzistencën e shtetit shqiptar dhe të mbrojtjen e tij”, tha ai.

Vesli tha se LSHP arriti qëllimet e saj. “Pa LSHP-në nuk do ta kishim as çlirimin dhe shtetin e Kosovës”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj, ndërkaq tha se shqiptarët duhet të punojnë gjithmonë për kohëra të vështira. “Edhe sot edhe për mot duhet të punojnë për një ditë të këtillë. Për një ditë të madhe kërkohet më shumë. Neve na duhet angazhim i madh në të gjitha parametrat që na bëjnë të pranueshëm”, ka thënë ai. Haradinaj ka vlerësuar se një marrëdhënie me Serbinë po synohet të kthehet në pazare te reja. “E vetmja mënyrë të mbyllet është me një pajtim në mes shqiptareve dhe serbëve, kjo duhet bërë me njohjen e shtetit të Kosovë e Serbisë, pa pazare të tjera të ndyta ndaj shqiptarëve.

Meqenëse në Kosovë është në ditë zie për vdekjen e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, Kuvendi në fillim të mbledhjes, në nderim të tij u  mbajti një minutë heshtje.

 

Pas seancës, foli Presidenti Meta, që e vlerësoi rëndësinë e LSHP-së, si ngjarje që ka qenë frymëzim për brezat dhe ngjarjet e mëvonshme. “Ëndrra e LSHP-së jo vetëm që do të mbahet gjallë, por edhe do të jetë frymëzim për brezat që vijnë”, tha ndër të tjera ai./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.