24-11-2024

Vijnë nga Shqipëria në një diskotekë në Prizren, pësojnë keq

Katër shtetas të Shqipërisë, mes tyre dy femra kanë pësuar lëndime trupore në Prizren.

Raportohet se ata janë sulmuar nga disa persona në një restorant gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë, viktimat, dy femra dhe dy meshkuj kishin ardhur në Kosovë për ta përcjellë një organizim muzikor në një diskotekë në Prizren.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ku kanë dalë njësitë policore

Rasti vazhdon të hetohet./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.