24-11-2024

VIP-at nga Kosova që kanë marrë shtetësi në Shqipëri

Shumë nga VIP-at kosovarë për një arsye apo për një tjetër e kanë kërkuar shpesh pasaportën shqiptare. Dhe ndër vite jo pak prej tyre iu është dhënë, duke i ndihmuar kështu të performojnë e të marrin pjesë në evente tepër të rëndësishme botërore, duke na bërë kështu tepër krenarë.

Por dihet se arsyeja kryesore është mosliberalizimi i vizave të Kosovës gjë që u hap atyre shumë rrugë duke patur pasaportën shqiptare.Shumë raste vijnë të mbledhura në “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ndërkohë që ne do t’ju listojmë më të fundit që kanë arritur të përvetësojnë nga presidentët tanë shtetësinë shqiptare:

Gold AG

Reperi është bërë shtetas i Shqipërisë. Gold AG është artisti i radhës, i cili është bërë me pasaportë të Shqipërisë. Arian Agushi ka hedhur një imazh në llogarinë e tij personale, “Instagram” dhe tregon se është bërë shtetas i Shqipërisë. “Prej sot shtetas Shqipërie “, ka shkruar ai.

Era Istrefi

Era Istrefi tanimë është 100 për qind shqiptare. Këngëtarja është lindur në Kosovë, por është e njohur ndërkombëtarisht për muzikën e saj. Para dy vitesh ajo ka marrë edhe nënshtetësinë shqiaptare me një dekret të zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Në një rrëfim ekskluziv në “Top Albania Radio”, Era Istrefi shprehu emocionin për marrjen e pasaportës dhe nuk kurseu falënderimet për ata që e mundësuan këtë. “Falënderimet e mia për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë janë të panumërta, sinqerisht. Disa gjëra nuk do të kishin ndodhur po të mos ishte kjo pasaportë. Falënderimet e mia janë të panumërta dhe shpresoj se do ta përfaqësoj denjësisht vendlindjen time të dytë anembanë botës”, shprehet Era.

Shpat Deda

Këngëtari i njohur Shpat Deda është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij. Ai gjithmonë ka kultivuar muzikën e lehtë dhe me vlera, ndërsa është mjaft aktiv me projekte të reja në muzikë. Përveç muzikës, ai është edhe producent, ndërsa ka arritur të fitojë çmimin kryesor në BAFTA. Së fundmi, këngëtari Deda ka shijuar disa ditë të mira pushimi, ndërsa disa prej këtyre momenteve i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ndryshe nga shqiptarët e Kosovës, Shpati duket se nuk ka problem me vizat dhe ndjehet i lumtur që posedon një pasaportë të tillë.

Nora Istrefi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dhënë pasaportën shqiptare këngëtares nga Kosova, Nora Istrefi përmes një dekreti që mban numrin 10822 dhe datën 12.7.2018. Po ashtu, me pasaportë janë pajisur edhe vëllai i saj Bledi dhe nëna, Syzana. Ndërsa, këngëtarja tjetër e familjes Istrefi, Era ka marrë pasaportën shqiptarë disa muaj më parë se ta merrte Nora, gjë që i mundësoi asaj të performonte në finalen e Kupës së Botës, pasi Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Shyhrete Behluli dhe Mihrije Braha

Këngëtaret e njohura kosovare bëhen me pasaportë shqiptare. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ka dhënë shtetësinë shqiptare dy këngëtareve të njohura nga Kosova, Mihrije Braha dhe Shyhrete Behluli, të cilat janë një ndër më të dashurat për publikun tonë.

Pavarësisht problemeve të shumta, mes shqiptareve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë ekziston një lidhje e veçantë. Ata asnjëherë nuk kanë bërë diferencim në prejardhjen e tyre dhe në çdo vend të botës që shkojnë, krenohen hapur duke thënë se janë shqiptarë. Këtë lidhje të veçantë e dëshmojnë edhe VIP-at nga Kosova, të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre të madhe për të pasur një pasaportë shqiptare. Pavarësisht ndarjes territoriale, duket se asgjë nuk mund ta mposhtë ndjenjën e bukur kur je i lidhur në gjak. Përveç kësaj, edhe një arsye tjetër qëndron pas kësaj kërkese. Të pasurit një pasaportë shqiptare u mundëson VIP-ave një lirshmëri për të udhëtuar në vendet e Europës e veçanërisht për të ushtruar profesionin e tyre aty ku më së shumti jetojnë shqiptarët emigrantë. Thellë- thellë, me siguri kjo është edhe më e rëndësishmja. Një tjetër gjë që tërheq vëmendjen është se kërkesa faktikisht u drejtohet personave të gabuar të shtetit. Fillimisht duhet të dish kujt t’ia kërkosh, e më pas bëhet thirrja. Por ka edhe nga ata VIP-a kosovarë, të cilët ende nuk e kanë marrë dhe e kërkojnë një pasaportë shqiptare. “VIP Pages” po ju liston disa prej tyre, të cilët i kanë bërë thirrje publikisht presidentit të vendit për të pasur pasaportë shqiptare:

Sabri Fejzullahut

Sabri Fejzullahu ka treguar çfarë i ka mbetur peng në zemër. Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, këngëtari tha se ia ka dashur zemra gjithmonë që ta ketë një pasaportë shqiptare, edhe pse vizat nuk i janë refuzuar asnjëherë nga ambasadat. “Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk na refuzuan vizën as mua, as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”, ka treguar këngëtari.

Filloreta Raçi

“Aman, atë pasaportën. Zoti kryeministër, atë pasaportë! Po ta bëj kërkesën mediatikisht ‘live’, si i bëhet për ta marrë?! OK, e di që është presidenti që ta jep, por Rama mund të më ndihmojë”, tha Fifi gjatë një emisioni ‘live’.

Labinot Tahiri

Këngëtari Labinot Tahiri bëri një kërkesë drejtuar përfaqësuesve politikë të Shqipërisë, duke iu lutur që t’i bëjnë pasaportën shqiptare, pasi ai është shqiptar dhe nuk dëshiron që nëna e tij të vdesë pa e parë që djali i tij ka emrin në një dokument kaq të rëndësishëm shqiptar. Për më tepër, i drejtohej të gjithë krerëve të shtetit, ndërkohë që kërkesa i duhej dërguar vetëm presidentit.

Flaka Krelani

Këngëtarja e njohur e kërkoi ‘live’ në emisionin “Rudina”, pasaportën shqiptare dhe të paktën ajo e pranoi që i nevojitej për realizimin e koncerteve.

Ana Kabashi

Gjithashtu, edhe kjo këngëtare në emisionin “Top Show” ua ka kërkuar krerëve të shtetit nënshtetësinë shqiptare për të pasur mundësinë që të lëvizë lirshëm për koncerte/ Pamela Aliaj, Gazeta Shqiptare.

Asnjë koment

Comments are closed.