19-04-2024

Kuvendarja Hoxha ngrit shqetësimet për uzurpimet në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Anëtarja e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga PDK-së, Rreze Hoxha, gjatë mbledhjes së stome të këtij organi,  ka ngritur çështjen e uzurpimeve të hapësirës në lagjen Dardania, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

“Kryesisht në rrugën “Fazli Grajçevci” janë disa shtëpi publike që e kanë shndërruar hapësirën publike në pronë private duke e shfrytëzuar atë për kopshte të shtëpisë, kanë ndërtuar garazhe, kanë bëre anekse,  etj”, tha ajo.

Hoxha pyeti se nëse për këtë dukuri është e informuar Drejtoria e Inspektoratit apo siç tha “ende është duke u marrë me qendrën e qytetit”./ GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.