Virusi s’i ndal mbjelljet në Rahovec

Rahoveci njihet për kultivimin e rrushit. Këto vreshta pritet të vjelën në muajin gusht.

E me këtë rast siç e do rendi rahovecian do organizohet edhe festa e rrushit.

Por kjo komunë nuk e kultivon vetëm rrushin.

Pranvera i nxjerr në ara pothuajse të gjithë banorët e fshatrave.

Njëri ndër ta është edhe Vesir Ukaj nga Malësia e Vogël e Rahovecit.

Ne 50 hektarët e tij këtu ai mbjell misër. Për T7 tregon që ka shfrytëzuar këto ditë me diell të dal pas një kohe të gjatë brenda shtëpisë.

Por Ukaj thotë që të korrat e vitit të kaluar nuk i kanë sjellur shumë fitim atij.

Edhe Naim Haliti nga Krusha e Madhe e Rahovecit e punon tokën.