08-05-2024

Visar Hoti i LDK-së publikon dëshmi: Ja si më janë vjedhur votat (Dokument)

Sipas ish-deputetit të LDK-së, Visar Hotit, skandalet në QNR nuk kanë të ndalur.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti reagoi ashpër teksa tregoi që vetëm në kutinë 1815E/01R i janë tjetërsuar 44 vota.

Ai madje tregon që ka bërë ankesë në PZAP mirëpo i është refuzuar, gjoja se nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme.

Hoti kërkon rinumërim të votave, pasi KQZ po devijon vullnetin e qytetarëve.

“Vetëm në kutin 1815E/01R më janë tjetërsuar 44 vota, ku edhe përkundër ankesës sime që e kam bërë në PZAP, sot morra përgjigjejen së ankesa më është refuzuar për shkak se gjoja nuk paskam ofru dëshmi të mjaftueshme. E çfarë dëshmish tjera duhet me ju ofru këtyre, Formulari i Rezultateve të Kandidatëve (shih foton) dëshmon se në këtë vendvotim kam pasur 48 vota, ankesës i kam bashkangjit edhe deklaratat e komisionerëve se kam pasur po këtë numër të votave në këtë kuti, ndërsa në rezultatet preliminare të KQZ më figurojn vetëm 4 vota.
Kjo është e papranueshme dhe përtej saj, KQZ po devijon vullnetin e qytetarëve, prandaj RINUMRIMI i votave është i pashmangshëm nëse duam që procesi ta mbyllet fer”, shkruan Hoti. /GazetaBlic/

Postimi i plotë:

Asnjë koment

Comments are closed.