13-04-2021

Vite të zymta për qytetin e Prizrenit, asnjë investitor, asnjë projekt serioz nuk erdhi

Shkruan: Afrim Tejeci

Prizreni,është qyteti i dytë si nga aspekti i banorëve dhe aspektin ekonomikë,ka një nevojë për përfaqësim të nivelit ma të mirë për të dhënë kahje pozitive në shumë fusha,veqanrisht të ekonomisë.

Vite të zymta për qytetin e Prizrenit, asnjë investitor serioz, projekt serioz nuk erdhi në Prizren.

Qyteti historik i Prizrenit mbeti vetëm ne fjalë,edhe ato hapësira qe i kishte Prizreni nisi ti humb e t’i zbehen. Fluksi i vizitorëve ka renë dukshëm për kunder asaj që gjinden shumë monumente të trashigimise kullturore e historike.

Në zhvillimin ekonomik të vendit rol shumë të rëndësishëm luan qeverisja lokale.

Qeverisja Lokale duhet t’a ketë prioritet zhvillimin ekonomik në qytetet ku qeveris. Buxhet i ndarë nga qeverisje qendrore për projekte të caktuara që ndihmojnë komunat është legjitim dhe i nevojshëm, aty duhet afetesi menaxhuëse,e jo t’i kthej ne suficit duke mos pasur aftesi me investu .

Mirëpo, çdo kryetar komune është i obliguar të shoh kapacitetet se në cilin drejtim mund të bëjë investimet të cilat zhvillojnë komunen e tij, për të pasë profit dhe inpakt në nivel komune. Investimet duhen të behën në interes të qytetarëve, që garantojnë vende pune dhe të hyra direkte duke u administruar nga vetë komuna.

Deri me tani nuk pamë projekte të qeverisjes lokale që janë projekte afatgjate dhe që i sjellin të hyra buxhetit komunal. Përveç, avansimit të interesave të ngushta mes kryetarit të komunës dhe bizneseve që i mbajn në pushtet ata. Dhënja e lejeve për ndërtimin e objekteve vend e pa vend shumkatëshe dhe shfrytzimin e pronave shoqërore nuk i sjellin asnjë të mirë buxhetit komunal. Aq më pak zhvillimit të qytetit . Kjo kulturë qeverisje i bënë oligarket më të fuqishem dhe vetë kryetarin e komunës, prandaj një qeverisje e mirëfilltë lokale, është duhet të kujdesët për mundësitë e investimëve, përparësitë dhe garantojë zhvillim të qëndrushëm ekonomik për qytetarët e tij.

Këtë mundësi per fat te keq nuk e ka Prizreni.

Duhet të përfundoj koha për ata/o ,individë që nuk kanë perfomancë pozitive karshi mundësisë së ofruar për të dhën shembull pozitiv tek të tjeret nga puna e tyre.

Kush do që hyn në garë,(që vije) duhet të punoj me një plan afatëgjatë edhe nese jane projekte të partive tjera ti zbatoje për interesë te qytetareve ,e jo per inate të partive te mbesin projekte te parealizuara e ne dëm qytetarëve.

Kjo irriton qytetarët andaj duhet kërkuar edhe përgjegjësi…

(Autori është Këshilltar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe kryetar në shoqatën Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve Prizrenit – Oda Prizrenit

 P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.