Viti 1993: Kur 40 policë serbë e kërkonin në shtëpinë e tij Kadri Veselin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, që nga vitet e 90-ta ishte në kërkim nga forcat policore serbe të cilat kërkonin me ngulm ta kapnin studentin i cili që atëherë në ilegalitet po vepronte kundër shtetit serb.
Në një ditë në vitin 1993 familja e Kadri Veselit, po përjetonte momente të vështira. Rreth 40 policë kishin mësyrë shtëpinë e tyre në kërkim të Kadri Veselit.
Dhe të gjithë ata kërkonin sot kryetarin e PDK-së dhe Kuvendit, që në atë kohë ishte student dhe merrej me veprimtari ilegale kundër Serbisë.
Gazeta e asaj kohe ‘Bujku’ kishte raportuar për ngjarjen. Meqë nuk e kishte gjetur Kadri Veselin në shtëpi, kishin vendosur të arrestonin babanë dhe vëllezërit e tij.
Ja faksimili i gazetës ‘Bujku’ i vitit 1993. /Lajmi.net/