24-04-2024

Vizitat e shpeshta të Kurtit, Haskuka thotë së s’është ide e keqe me bujt në Prizren

Kryetari aktual i Prizrenit, Mytahet Haskuka, i cili është në balotazh për raundin e dytë të zgjedhjeve, ka qenë i ftuar në emisionin “dPt te Fidani” mbrëmjen e së mërkurës, raporton Express

I pyetur për akuzat e opozitës se kreu i VV’së, Albin Kurti, po shkon shpesh në Prizren dhe se këtë po e përdor për të bërë fushatë për Haskukën, madje sipas opozitës Kurti “veç sa s’po bun atje”, Haskuka është përgjigjur se nuk do ishte keq edhe të bunte Kurti në Prizren, pasi sipas tij, Prizreni është shumë me rëndësi.

“Po duhet me bujt Albini, se Prizreni është shumë me rëndësi. Po, Albini vjen, por vjen edhe për shkak të projekteve që janë duke u finalizua. Sot kemi finalizuar impiantin e ujërave të zeza, është qyteti i parë i madh i cili ka impiantin për ujëra të zeza, normal që ka me ardhë Albini, kjo nuk është promovim. Kemi pasur edhe disa projekte tjera të cilat kanë përfunduar, por nuk është keq edhe me bujt, ide e mirë, kam me i thënë Albinit le t’rrin”, ka deklaruar Haskuka.

Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje është në balotazh me Shaqir Totajn e Partisë Demorkatike të Kosovës./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.