18-05-2024

Vjedh një palë syze, arrestohet në Prizren

Në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje syzesh, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar në rrugën “Rifat Ukimeri”.

“I dyshuari K/Shqiptar arrestohet nën dyshimin se në një barnatore kishte vjedhur një palë syze të diellit”, njoftoi policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.