23-11-2024

“Vjedhja” e programit përplas Partinë Konservatore dhe Lëvizjen për Drejtësi

Partia Konservatore dhe Lëvizja për Drejtësi përplasen për vjedhje të programit.  Në fakt të dy drejtuesit e këtyre partive janë nga Prizreni dhe jo shumë larg kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt.
...

Duket jo e zakonshme, mirëpo dy parti kosovare po përplasen rreth programit. Mirëpo, përplasja nuk po ndodhë rreth specifikave në programet e tyre, mirëpo për plagjiaturë.

Partia Konservatore e Kosovës po akuzon Lëvizjen për Drejtësi se i ka vjedhur programin, të cilin thonë se dikur e kishin bërë bashkë, ka shkruan gazetametro.net.

“Ju njoftoj se për shkak të ndërhyrjes shumë brutale të Lëvizjes për Drejtësi në dokumentacionin fundamental/Program dhe Statut/ të subjektit të cilin kemi formuar bashkë, e ndieva si obligim moral dhe ligjor të njoftoj KQZ për vjedhjen /plagjiaturën e dokumenteve tona”, ka thënë Munir Basha.

Rezultate imazhesh për munir basha

Partia Konseravtore ka njoftuar se ankesën e ka adresuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në anën tjetër, nënkryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Beni Kizolli, ka mohuar  akuzat e Bashës.

“Zotriu në fjalë, duke u bazuar në materialet formale të dorëzuara me 23 mars, duke mos pasur njohuri rreth dokumenteve të zyrtarizuar në Kuvendin e Lëvizjes po vazhdon të keqinformojë opinionin”, shprehet Kizolli, shkruan Prizrenpress.

Rezultate imazhesh për beni kizolli

Ndryshe Basha e Kizolli, kanë qenë bashkëpartiak të Partisë Konservatore.

Basha po ashtu ka paralajmëruar edhe për keqpërdorim të llogarisë së tij në rrjetet sociale./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.