17-05-2024

Paralajmërohet furnizim i rregullt me ujë për rrugët  “Janina” dhe “Nënë Tereza” të Prizrenit

Banorët e rrugëve fqinje “Janina” dhe “Nënë Tereza” në Prizren, duket se do t’u japin fund problemeve sa i përket furnizimit me ujë të pijes. Lajmin e ka bërë të ditur, deputetja e PDK-së, Luljeta Veselaj – Gutaj, duke e vlerësuar këtë si një “lajm të mirë”.

Sipas saj, në këtë pjesë po bëhet largimi i gypave furnizues të cilat janë nga asbesti, pasi ka filluar realizimi i projektit për ndërrimin e tyre në gypa kualitativ.

Veselaj – Gutaj, disa herë e ka ngritur çështjen e furnizimit me ujë të pijes për këto rrugë dhe jo vetëm, në Parlamentin e Kosovës, duke kërkuar që të ndërhyhet në sanimin e tyre. Ajo kishte disa herë ka adresuar kërkesa në institucionet përkatëse, duke realizuar takime të shumta, me të vetmin qëllim, dhënies fund të problemit me furnizim të ujit të pijes.

Postimi i plotë i deputetes Veselaj – Gutaj në profilin e “facebookut”

Vikend i mirë me lajme shumë të mira e jetike për qytetarët e Prizrenit, përkatësisht të rrugëve-lagjeve “Janina” dhe “Nëna Tereze”, po realizohet projekti i një nga angazhimeve të punës time lidhur me besimin që më keni dhënë, për çka do të insistoj që jo vetëm lagjet e qytetit të Prizrenit por të gjitha qytetet e Kosovës të ndërrojnë e largojnë nga përdorimi materialin azbest tani më të vërtetuar si kancerogjen. I gjeni të bashkangjitura fotot aktuale të fillimit të punimeve për ndërrimin e gypave të ujit dhe si finalizim do të furnizohemi me ujë 24 orë të ditës pandërprerë.
Në kronologji të këtij lajmi të mirëpritur që moti nga qytetarët po ja bashkangjesë edhe kërkesën time kuvendit, ministrive, fjalën time në parlament dhe fjalën e ish-ministres Znj.Albena Reshitaj për miratimin e realizimit të këtij projekti si në vijim:

|| 22 dhjetor 2017 ||
Lajm i shkëlqyeshëm dhe jetik!
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot u miratua amandamenti im lidhur me ndertimin, renovimin e gypave dhe rrjetezimin e ujit ne qytetin e Prizrenit. Ky projekt në vlerë prej 205,682 euro eshte lajm shume i mirepritur per qytetaret e Prizrenit perkatesisht te rrugeve-lagjeve “Janina” dhe “Nena Tereze” dhe eshte vetem nje nga angazhimet e punes time lidhur me besimin qe me keni dhënë. URIME! Falenderoj te gjithe akterët pjesemarres per bashkpunimin e mbeshtetjen lidhur me realizimin e ketije projekti te domosdoshem per keto lagje dhe se shpejti ne te ardhmen do ta permiresojme kete gjendje ne gjithe komunën e Prizrenit.
Me respekt,
Luljeta Veselaj-Gutaj

|| 16 prill 2018 ||
Të dashur e të nderuar qytetar,
Çështje e ringritur në Kuvendin e Republikës së Kosovës lidhur me amandamentin tim, i miratuar muaj më parë në Kuvend lidhur me ndertimin, renovimin e gypave dhe rrjetezimin e ujit ne qytetin e Prizrenit. Ky projekt në vlerë prej 205,682 euro eshte lajm shume i mirepritur per qytetaret e Prizrenit perkatesisht te rrugeve-lagjeve “Janina” dhe “Nena Tereze” dhe eshte vetem nje nga angazhimet e punes time lidhur me besimin qe me keni dhënë, për çka do insistoi që jo vetëm Prizreni por të gjitha qytetet e Kosovës të ndërrojnë e largojnë nga përdorimi materialin azbest tani më të vërtetuar si kancerogjen. Për më shumë shiko fjalimin tim së bashku me pyetjen dhe përgjigjen pozitive të Ministres së Planifikimit Hapësinor dhe Mjedis znj.Albena Reshitaj lidhur me realizimin e këtijë projekti. Urime! Falenderoj te gjithe akterët pjesemarres per bashkpunimin e mbeshtetjen lidhur me realizimin e ketije projekti te domosdoshem per keto lagje dhe se shpejti ne te ardhmen do ta permiresojme kete gjendje ne gjithe komunën e Prizrenit.

Fotografia e Luljeta Veselaj-Gutaj

Për ta shikuar videon, klikoni në link:

https://www.facebook.com/lule.lulishte/videos/pcb.1904685902902272/1904578879579641/?type=3&theater

Asnjë koment

Comments are closed.