Vjedhje e rëndë në Ratkoc të Rahovecit
Një sasi e parave, në vlerë të frangave zvicerane janë vjedhur në një shtëpi të fshatit Ratkoc të Rahovecit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas policisë, rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 22:30.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme në vlerë të konsiderueshme në franga zvicerane”, thuhet në raportin e policisë.
Nuk njoftohet për ndonjë person të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./GazetaePrizrenit.net