30-04-2024

Rrahet për spital një person në Prizren

Një person është rrahur për spital në Prizren, derisa personat e dyshuar gjenden në arrati, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Enver Haradinaj”, mbrëmë rreth orës 20:00.

“Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga disa persona  të dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit gjenden në arrati. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.