Vjedhje  e rëndë në Suharekë, arrestohet një person

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi në Suharekë për shkak të vjedhjes në një shtëpi, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë rasti ka ndodhur katër ditë më parë, ndërsa është cilësuar si vjedhje e rëndë.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që kishte vjedhur në një shtëpi një revole me një karikator me 55 fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Pa intervistimit personi i dyshuar me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net