Vjedhje e veturës në një fshat të Suharekës
Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në fshatin Peqan të Suharekës.
Referuar shënimeve të policisë, rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 22:30.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e vëllait të tij. Vetuar ishte e parkuar në oborr”, thuhet në raportin e PK-së.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. ./GazetaePrizrenit.net