20-04-2024

Vjedhje në Gjonaj të Hasit, hajnat ia vjedhin armën një personi

Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit.

Referuar policisë, mbrëmë dyshohet se persona të panjohur ia kanë vjedhur një armë në banori të këtushëm në shtëpinë e tij, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera për lagjen se ku ndodhi rasti, ndonëse dihet se Gjonaj tashmë është ndër fshatrat më të mëdha jo vetëm në Komunën e Prizrenit, por edhe në vend.

Raporti i PK-së:

Fsh. Gjonaj , Prizren, 20.01.2022-19:05 – Ankuesi mashkull  kosovar ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur me forcë  kanë depërtuar  në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur një armë. Gjatë kohës kur ka ndodhë vjedhja  nuk ndodhej  askush në shtëpi. /GeP

Asnjë koment

Comments are closed.