Një punëtor i një shkolle në fshatin Petrovë të Prizrenit ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në objektin e shkollës.
Ata kanë vjedhur nga shkolla një llaptop, një kasafortë për ruajtjen e dokumenteve dhe janë dëmtuar dy dyer të shkollës.
Shkolla fillore në Petrovë është paralele e ndarë e shkollës “Lekë Dukagjini” në Prizren.