03-05-2024

Një person i lënduar, detaje për aksidentin e rëndë në Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mrëmjen e sontme në autostradë, drejtimi Prizren-Vërmicë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se në këtë aksident një person ka pësuar lëndime, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vend-ngjarjes”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

news image

Po ashtu, Policia ka treguar se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Në ora 18:24, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë (dalja jug). Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion”, deklaruan nga Policia.

Asnjë koment

Comments are closed.