02-05-2024

Policia ka një njoftim me rëndësi

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën fillon testimi i kandidatëve për kadet policorë.

“Policia e Kosovës, më 28 tetor 2021, ka shpallur konkursin publik për zyrtarë policorë, i cili ka qenë i hapur deri më 26 nëntor 2021”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 18 shkurt 2022,

Policia e Kosovës, më 28 tetor 2021, ka shpallur konkursin publik për zyrtarë policorë, i cili ka qenë i hapur deri më 26 nëntor 2021.

Pas përfundimit të procedurave të parapara dhe përgatitjeve teknike, më 21.02.2022, do të fillojë faza e parë e testimeve (testi me shkrim) i aplikantëve të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik.

Testimi me shkrim do të jetë i hapur dhe transparent. Testimi me shkrim do të mbahet në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri dhe do të zgjasë deri më 28.02.2022.

Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit me shkrim duhet të kenë: maskën mbrojtëse, certifikatën e vaksinimit me të paktën dy doza të vaksinës ose një dozë e vaksinës Johnson kundër Covid-19. Apo rezultatin negativ të testit RT-PCR jo më të vjetër se 48 orë,  numrin e aplikacionit dhe letërnjoftimin.

Rekomandojmë kandidatët (aplikantët) që të kontrollojnë listat tashmë të bëra publike në linkun.

Asnjë koment

Comments are closed.