02-05-2024

Këta janë 6 të dyshuarit që e prodhonin drogën në mullirin e Suharekës

Pardje u shkatërrua një ndër laboratorët më të mëdhenj të drogës në Kosovë. Policia zbuloi laboratorin brenda një mulliri në Shirokë të Suharekës. Aksioni rezultoi me arrestimin e gjashtë personave dhe konfiskimin e 32 kg drogë. Të dyshuarit sot kanë dalë para Gjykatës dhe së shpejti pritet të merret vendimi ndaj tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se gjashtë të arrestuarit për prodhimin e marihuanës janë:
Milazim Voci,
Alban Maloku,
Filip Mishevski,
Eroll Marko,
Alajdin Ramadani,
Ertan Daciki.

Ndaj tyre, Gjykata Themelore në Prizren, të premtën caktoi masën e paraburgimit, prej 1 muajsh.

Përmes një komunikate për media, thuhet për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ata kanë kryer veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge të Kodit Penal të Kosovës.

Referuar njoftimit, Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit. Katër nga të dyshuarit janë me shtetësi maqedone, një nga Prishtina dhe një nga Suhareka.

“Nga data e pavërtetuar e deri me datë 16.02.2022, pa autorizim, kanë kultivuar bimën e hashashit, shkurres së kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikeve ose substancave psikotropike, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me njëri – tjetrin kanë kultivuar bimën narkotike brenda një objekti që ka shërbyer si mulli në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, dhe atë në katin e 7-të, ashtu që me datë 16.02.2022, rreth orës 14:15 minuta, me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit, në objektin e cekur është zbuluar vendi ku bëhej kultivimi i bimës narkotike, pajisjet dhe materialet për kultivimin e bimës narkotike si dhe rreth 32 kg, substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila ishte në procesin e tharjes, si dhe 2059 saksi – vazo, që kishin të mbjellura bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa, e po ashtu në vendin e ngjarjes janë zënë në flagrancë të gjithë të pandehurit”, thuhet në komunikatë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Asnjë koment

Comments are closed.